Pse të suksesshmit nuk mbajnë celular në mbledhje?

Përgjithësisht ka mendime dhe opionone te ndryshme për këtë teme, por shumica bien ne nje mendje kur pranojnë se rënia e celularit, shkëmbimi i mesazheve, ndërsa jeni ne mbledhje është bezdisëse.

Me poshtë janë disa arsye se perse një person i suksesshme nuk duhet te mbaje celularin te hapur ndërkohë qe ai ndodhet ne një takim tjetër pune.

Një person i suksesshme është i ndërgjegjshëm se nëse do te përdorë celularin për te folur me jashtë ndërkohë qe është ne një mbledhje, ai do te:

1. Tregoje mungese respekti për bashkëfolësit. Ne këtë rast duket se informacioni qe merrni përmes celularit është me i rëndësishëm se ai qe merrni ne takim dhe se personat qe ju marrin nga jashtë janë me te rëndësishëm se ata qe ndodhen ne takim.

2. Tregoje mungese vëmendjeje. Duke ju përgjigjur thirrjeve, është e pamundur te fokusohesh ne atë qe po diskutohet.
3. Përcjelle mesazhin se asnjeri nuk është duke u dëgjuar me vëmendje.

4. Tregoje se ka mungese pushteti. Duke ju përgjigjur ne mënyrë thuajse instiktive thirrjeve nga jashtë, duket se je i detyruar dhe i varur prej tyre.

5. Tregoje se ka mungese vetëdije. Ne një fare mënyre nuk do te dukeni mire ne sy te atyre qe ju dëgjojnë dhe këtë duket se e keni te vështirë qe ta kuptoni.

6. Tregoje se ka mungese vetëdije sociale. Ne një rast te tille, ju duhet te kuptoni se cili është ndikimi i sjelljes tuaj tek bashkëfolësit.

Lajme të ngjashme

Back to top button