Kursani: Musliman, faleni këtë shtet pa mend

Analisti, Shpend Kursani duke komentuar lirimin e imamëve, Enis Rama dhe Ekrem Avdiu ka thënë se komuniteti islam në Kosovë duhet ta fal shtetin e pamend siç e ka quajtur ai.

Sipas tij këta dy imamë kanë folur më shumë se sa Hashim Thaçi dhe ministrat tjerë kundër shkuarjes së qytetarëve të
Kosovës në luftën e Sirisë.

Këto komente Kursani i ka dhënë në një postim në “Facebook”.

Lexoni shkrimin e plotë të Kursanit:

Qitu osht puna de. Sidomos me keta dy hoxhallare qe kane fol ma shume se Hashim Thaci, Enver Hoxhaj, Bajram Rexhepi, Tracey Ann Jacobson, e krejt keta me i bo bashke, kunder perfshierjes se qytetareve te Kosoves ne Siri.

E cka e bene komunitetin islam ne Kosove te irritohet edhe me shume me shtetin eshte fakti qe keta nuk dolen te pafajshem nga gjykimi i gjyqtarit per mungese te provave, por nga gjykimi i vete prokurorit se nuk kishte prova qe fillimisht te arrestohen keta. Tmerr.

Beje thirrje komunitetin islam ne Kosove qe ta falin kete shtet pa mend, ta falin kesaj radhe duke u lutur qe t’i shtohen me shume mend ketij shteti, e ku lutja duhet te perfundoje eshte aty ku duhet filluar kundershtimi i pushtetit kriminal jo per qellime fetare por per qellime te parimeve te pergjithshme per me shume drejtesi ne kete vend per te gjitha komunitetet dhe shtresat. Vetem duke luftuar kunder pushtetit qe ka kapur shtetin, ky i fundit merr me shume mend./ Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button