Si u qëllua Fatmir Kurti? Atentati u filmua nga kamerat e sigurisë (Video)

Ndaj Fatmir Kurtit u qëllua 6 herë me pistoletë, nga një distancë e afërt. I gjithë momenti i atentatit është filmuar nga kamerat e sigurisë së një objekti privat. Në filmimin që zgjat afro 5 minuta, (video më poshtë) duket se si atentatori e pret kurtin në në trotuarin e rrugës përballë “Pallatit me Shigjeta” dhe i zbraz një karikator të pistoletës.

Është ora 20.30 minuta. 28 –vjeçari rrëzohet në tokë, ndërsa autori, që mban një kapele në kokë, por nuk është i maskuar, largohet me shpejtësi në këmbë. Kurti ngrihet në këmbë dhe qëndron ashtu për afro 2 minuta. Kërkon ndihmë, por askush nga njerëzit që i kalojnë pranë nuk ndalon. As makinat.

Disa të afërm të tij, nga qendra e jetimëve, “Zemra e nënës”, ku ishte rritur Kurti, i japin ndimhën e parë. Më pas vjen një patrullë e policisë dhe i plagosuri transportohet për në spital me makinën e një qytetari që ofrohet për ndihmë. Policia tha se ka mundur ta identifikojë autorin dhe se po punon për kapjen e tij.

(Më poshtë videoja e transmetuar nga Tv Klan).

Lajme të ngjashme

Back to top button