Steaua e futi në xhep Vardarin

Ka pësuar disfatë të lartë Vardari në ndeshjen e parë të raundit të dytë të ndeshjeve kualifikuese të Ligës së Kampioneve, kur të martën në mbrëmje është mundur 3:0 nga Steaua e Bukureshtit.

Ndeshja në fjalë është dominuar që në fillim e deri në mbarim nga nikoqirët, duke dëshmuar se është skuadër shumë e fortë, ndërsa kampionit të Maqedonisë nuk i ka mbetur pothuajse asnjë shans për kualifikim, duke marrë parasysh kundërshtarin i cili ka ambicie të larta për këtë edicion të garave në Ligën e kampioneve. Ndeshja kthyese do të luhet 23 korrik në Shkup me fillim në ora 20:45 minuta.

Dinamo Zagreb me fitoren e thellë që ka shënuar në ndeshjen e parë të xhiros së dytë eliminatore të Ligës së Kampioneve, gati se e ka siguruar kualifikimin.
Kampioni i Kroacisë, Dinamo Zagreb ka shënuar fitore me rezultatin 5:0 në fushën e kampionit të Luksemburgut, Fola.

Për zagrebasit luajti gjatë tërë ndeshjes mesfushori tetovar, Arijan Ademi i cili ka qenë edhe realizues i golit të katërt deri sa sulmuesi pejan, Fatos Beqiraj, nuk ishte i përfshirë fare për shkak të lëndimit.

Mariborii Agim Ibraimi ka luajtur si mysafire e ekipit Birkirkara të Maltës, ndeshje e cila ka përfunduar pa gola 0:0. Ibraimi ka luajtur përplot 90 minuta dhe ka qenë një prej futbollistëve më të mirë.
Sot luhen edhe nëntë ndeshjet e tjera të xhiros së dytë eliminatore, në mesin e tyre edhe kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu i Korçës. / Portalb

Rezultatet e xhiros së dytë:

Plzen (Cze) –  Zheljezniçar (Bih) 4:3
BATE (Blr) –  Shakhtar Karagandy (Kaz) 0:1
Dinamo Tbilisi (Geo) – EB Streymur (Fai)6:1 
Ekranas (Ltu) – Hafnarfjordur (Ice) 0:1 
Sheriff Tiraspol (Mda) – Sutjeska (Mne)1:1 
Birkirkara (Mal) – Maribor (Slo)0:0 
Fola (Lux) – Dinamo Zagreb (Cro) 0:5  
Steaua Bucuresti (Rou) – Vardar (Mac)3:0 

Lajme të ngjashme

Back to top button