Weligton: Messi më ofendoi nënën

Duhej të vinte java e pestë në kampionatin spanjoll që Barcelona të frenohej dhe skuadra e parë që ia doli mbanë për ta bërë këtë është Malaga. Barca frenohet kështu në stadiumin “La Rosaleda”, por për të ndalur futbollistët e Luis Enriques lojtarët e ekipit andaluzian i përdorën që të gjitha mënyrat, natyrisht për t’i nervozuar dhe për të mos t’i lejuar yjet e skuadraës katalanase që të dalin në lojën e tyre të zakonshme. Rasti më tipik është pikërisht ai i 81’ me duelin Messi – Weligton.

Me kalimin e minutave në pjesën e dytë takimi u ashpërsua ca më tepër dhe 9’ para përfundimit me rezultatin të mbërthyer në shifrat 0-0 katër herë futbollisti më i mirë i botës Leo Messi u pa të rrëzohej përdhe. Qendërmbrojtësi brazilian i Malagas fillimisht vuri duart në fytyrën e “pleshtit” dhe më pas në fytin e tij duke e shtyrë. 27-vjecari nga Rosario e teproi duke u rrëzuar përdhe në mënyrë të ekzagjeruar, gjest ky që shkaktoi menjëherë një zënkë të vogël. 35-vjecari “paolist” u mundua menjëherë të justifikonte veprimin e tij duke deklaruar se Messi e ofendoi shumë rëndë, sidoqoftë gjithcka u mbyll thjesht me një karton të verdhë nga arbitri kryesor Hernandez, i cili pavarësisht protestave të shumta të futbollistëve të Barcelonës u mjaftua thjesht me aq, madje pak caste më vonë ndonëse i kurseu veteranit Welligton kartonin e kuq gjyqtari 31-vjecar ndëshkoi për protesta mbrojtësin e “blaugranave” Gerard Pique.

Duhet të jenë fare të pakët ata që e mbajnë mend por në fakt kjo nuk është e vetmja përplasje ndërmjet Messit dhe qendërmbrojtësit Wellington. Dihet në futboll ndërmjet argjentinasve dhe brazilianëve ekziston një armiqësi e përjetshme, megjithatë bëhet fjëlë për një incident të ndodhur pesë vjet më parë dhe për më tepër po në të njëjtin stadium. Më 26 shtator të vitit 2009 Barca fitoi 2-0 brenda në “La Rosaleda”, por gjatë takimit Welligton i kaloi sipër Messit si pa gjë të keq, duke e shkelur me taka, krejt pa top e në një situatë të pazakontë, gjest ky plotësisht i qëllimshëm, por që asokohe shpëtoi pa u ndëshkuar nga kryesori i asaj sfide Carlos Delgado. Përsa i përket barazimit 0-0 ky është rasti i parë që nga viti 2006 kur Barca frenohet në stadiumin andaluzian nga ekipi malagens dhe krejt ndryshe nga rastet e mëparshme cfarë bën më tepër përshtypje është fakti që këtë radhë katalanasit bllokohen pa gjuajtur qoftë edhe një herë të vetme në kuadratin e portierit kundërshtar, që si për ironi të fatit është gardiani që ka qëndruar për plot 8 vjet në portën e rivalëve të Espanyol-it, kamerunasi Idriss Kameni./ Supersport/

Lajme të ngjashme

Back to top button