fbpx

Lampard mbetet te City

Frank Lampard mund të mbetet në Manchester City edhe pasi t’i skadojë huazimi nga skuadra amerikane, New York City. Këtë mundësi nuk e ka përjashtuar as trajneri Manuel Pellegrini.

Mesfushori 36 vjeç po tregon lojëra të mira te City. Ai shënoi në fundjavën që shkoi ndaj Chelseas, derisa mbrëmë realizoi edhe dy here ndaj Sheffield Wednesday në Capital One Cup.

“Ne do të shohim se çfarë ndodh në janar, ne kemi dy ose tre muaj më shumë për të vendosur, ne do të bëjmë atë që është më e rëndësishme për klubin dhe për lojtarin.

“Për mua nuk është e vështirë për të vënë një lojtar të mirë në ekip, problemi është kur ju nuk keni lojtarët. Është shumë e rëndësishme që Frank shënoi përsëri, ai është një lojtar shumë i rëndësishëm. Thashë pas ndeshjes kundër Chelsea, ai ishte i rëndësishëm për ekipin tonë”, ka theksuar Pellegrini

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close