Ledion Liço i drejtohet Sarës: I përshtatem zemrës tënde

Historia e tyre e dashurisë është diskutuar prej kohësh por ata akoma nuk kanë bërë publike lidhjen e tyre. Megjithatë siç i thonë asaj fjalës “Ku ka zë, nuk është pa gjë” është e vërtetë edhe për Ledion Liço dhe njërës prej trashëgimtares së “Top Media” Sara Hoxha.

Ditën e djeshme ata janë parë të ngacmonin njëri-tjetrin me komente në Instagram, transmeton oranews.

Teksa Ledioni kishte postuar një foto për të treguar se ka provuar kekun e bërë nga prezantuesja e njohur Arbana Osmani, ai kishte veshur një këmishë të kuqe dhe kjo është bërë shkak që Sara të komentojë.

Ajo ka shkruar: Këmisha e kuqe për të kombinuar me kekun e kuq?, ndërsa Ledioni ia ka kthyer që ai e ka kombinuar me zemrën e saj “match with your heart”.

Sipas disa mediave Sara është parë shpesh të shkojë në shtëpinë e re të Ledionit, ku këtë verë kanë bërë edhe pushime sëbashku.

Lajme të ngjashme

Back to top button