Brazili lëshon mushkonjat e mira për të luftuar ethet tropikale

Shkencëtarët brazilianë në Rio de Zhaneiro kanë lëshuar mijëra mushkonja të infektuara me baktere që arrijnë të mposhtin ethet tropikale. Kjo duket se ka qenë zgjedhja më e mirë që kanë menduar autoritetet për të luftuar sëmundjen vdekjeprursë.

Shpresa është që mushkonjat të shumohen dhe të ndihmojnë në përhapjen e sëmundjes. Nisma është pjesë e një program që po zhvillohet paralelisht në Australi, Vietnam dhe Indonezi. Bakteri i vendosur të mushkonjat, nuk mund të kalohet te njerëzit.

Programi ka nisur në Brazil që në vitin 2012 dhe drejtuesi i tij, Lusiano Moreira thotë: “Skuadra jonë ka kryer vizita javore në katër lagjet e Rios që ishin pjesë e projektit. Kemi kapur disa kampionë mushkonjash dhe i kemi analizuar. Kemi pasur dhe kemi si prioritet transparencën ndaj banorëve”.

Tashmë është vendosur se çdo muaj, për katër muaj rresth, do të lëshohen nga dhjetë mijë mushkonja. Bakteri Volbakia gjendet në 60% të insekteve dhe vepron si vaksinë ndaj mushkonjave që kanë virusin e etheve tropikale, Aedes egypti, duke e ndërprerë shumimin e tij, transmeton oranews.

Gjithashtu bakteri “i mirë” ka edhe aftësinë që të mos fertilizojë vezët që janë bartëse të virusit të etheve. Efektet e para të strategjisë mendohet të shihen në vitin 2016. Ethet tropikale u rishfaqën në Brazil në vitin 1981, pas më shumë se 20 viteve.

Dhe përgjatë 30 viteve të fundit janë raportuar 7 milionë raste. Brazili mban vendin e parë për përhapjen e virusit, pasi vetëm në periudhën 2009-2014 raportoi 3,2 milionë raste dhe 800 persona të vdekur.

Lajme të ngjashme

Back to top button