Thaçi: Misioni i ri vazhdon, institucionet në respekt të kushtetutës

Kryeministri akutal i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi nga Deçani se krijimi i institucioneve të reja duhet të bëhet mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Gjatë një ceremonie për nisjen e ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë, Thaçi ka thënë se nuk duhet të prishet hijeshia e këtij projekti, me pyetje që kanë të bëjnë më ndërtimin e institucioneve të reja.

“Ne duhet ta respektojmë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. I gjithë spektri politik duhet të reflektojë në interes të vendit. Ne kemi dhënë një shembull të mirë të organizimit të drejtë dhe demokratik të qeverisjes si spektër politik.

Kështu që unë jam i bindur se përsëri do t’i japim përgjegjësinë më të mirë të mundshmë vendit dhe qytetarëve, për të ndërtuar institucione të qendrueshme dhe efikase.

Lajme të ngjashme

Back to top button