Itali, shqiptari vret gruan me thikë në zemër (Video)

Një krim brenda një familjeje shqiptare është shënuar në orët e para të mëngjesit në Xhenova të Italisë.

Një shqiptar 44-vjeçar ka qëlluar me thikë në zemër bashkëshorten e tij 30-vjeçare shqiptare, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Mediat italiane raportojnë se çifti shqiptar ka 2 fëmijë, të cilët ishin duke fjetur gjatë kohës që ka ndodhur vrasja.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e çiftit pas një grindjeje mes autorit dhe viktimës, për motive ende të paqarta.

Pas krimit, 44-vjeçari lajmëroi vetë policinë, i cili u arrestua menjëherë për veprën penale të ‘vrasjes’.

Ndërkohë, policia ka nisur marrjen në pyetje të shqiptarit për të zbardhur arsyet e krimit makabër./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button