Itali, alarm për bombë në Bashkinë e Milanos, evakuohet zona

Pallati Marino ku është e përqendruar selia e Bashkisë së Milanos është evakuuar mesditën e sotme, pas orës 13:00, pas një alarmi për bombë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, siç transmeton BalkanWeb.

Mësohet se ka qenë një telefonatë e bërë në polici ajo që njoftonte se në Bashkinë e Milanos është vendosur një bombë.

Ka mjaftuar kaq që policia të niste veprimet dhe të evakuonte gjithë ndërtesën si dhe të rrethonte zonën.

Kryebashkiaku Giuliano Pisapia në momentin e shpërthimit të alarmit ka qënë në një takim me kreun e Gjykatës së Milanos, Livia Pomodoro.

Ata janë parë të dalin së bashku nga godina e Bashkisë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button