fbpx

Tahiri: Ivanovi nuk përfaqëson të gjithë, mundohet të njollos nëpërmjet radikalizmit

Zëdhënësi i Bashkësisë Islame në Maqedoni, Afrim Tahiri, thotë për Portalb se pas deklaratave të Ivanovit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, shtohet dyshimi jonë nëse ai si president përfaqëson gjithë qytetarët e këtij shteti.

Presidenti Gjorgje Ivanov reflekton ndryshe para Këshillit të Sigurimit të OKB, dhe ndryshe para institucioneve fetare në vend lidhur me rekrutimin e luftëtarëve nga rajoni për në Siri dhe Irak. Zëdhënësi i BFI-së , Afrim Tahiri, thotë për Portalb se presidenti Ivanov me deklarata e tij dëshiron të identifikojë islamin dhe realitetin tonë këtu nëpërmjet një grupi të vogël radikal.

Presidenti Ivanov në Fjalimin e tij në OKB, shprehu shqetësimin e tij për regrutimin e xhihaditësve nga Ballkani. Ai tha se Ballkani është e para që është në shënjestër të të ashtuquajturi “Shtet Islamik”. “ Numri i xhihadistëve që rekrutohen nga vendet tona rritet për çdo ditë duke krijuar një ambient të pasigurt”, tha Ivanov.

“Presidenti Ivanov nuk ka reflektuar për rreziqet nga radikalizmi apo nga rekrutimi i xhihadistëve nga rajoni para opinionit vendas”, thotë zëdhënësi i BFI-së Afrim Tahiri. Ai thotë se institucionet duke përfshirë edhe MPB vazhdimisht i kanë ikur debatit.

Tahitri thotë se BFI, do të mbajë një mbledhje të saj dhe to të shqyrtojë këto deklarata

Presidenti i shtetit me fol për islam radikal pa pasur takime me BFI nuk e shohim se është në rregull. Vërejtjet tona janë se grupet radikale i lidhin me islamin në mënyrë që të njollosin islamin. Dersai Bahskësit Islame të rajonit thonë se nuk Xhihad atje dhe nëse institucionet shtetërore të njëjtit i quajnë xhihadist janë gabim”, thotë Afrim Tahiri.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close