fbpx

Ivanov: Ballkani është baza e rekrutimit të xhihadistëve

Presidenti Ivanov në Fjalimin e tij në OKB, shprehu shqetësimin e tij për regrutimin e xhihaditësve nga Ballkani. Ai tha se Ballkani është e para që është në shënjestër të të ashtuquajturi “Shtet Islamik”. “ Numri i xhihadistëve që rekrutohen nga vendet tona rritet për çdo ditë duke krijuar një ambient të pasigurt”, tha Ivanov.

Duke konstatuar se Ballkani shndërrohet në bazë për regrutimin e xhihadistëve, Ivanov shprehu shqetësimin se pas kthimit të tyre në rajon ata do ta sjellin urrejtjen e tyre, ndaj dallimeve dhe ideologjinë e tyre shkatërruese, kështu që si hap i tretë i cili do të kontribuojë në luftën kundër grupeve radikale dhe rrezikut për krijimin e ‘kalifatit ballkanik’, sugjeroi krijimin e një qendre rajonale për luftë kundër terrorizmit që do i bashkonte vendet e  Ballkanit Perëndimor dhe shërbimet e tyre të sigurisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close