Lirohen imamët Enis Rama dhe Ekrem Avdiu

Me kërkesë të prokurorit të rastit Haki Gecaj, është marrë vendimi për lirimin e dy imamëve nga Mitrovica Enis Rama dhe Ekrem Avdiu.

Mbrojtësi i Enis Ramës, avokati Mahmut Halimi ka konfirmuar për “Zëri” lirimin e dy hoxhallarëve ndërsa thotë se është rast i rrallë kur pasi që vendoset për paraburgimin vet prokurori i rastit kërkon lirimin e personave.

Ndërkohë Gjykata e Apelit ende nuk e ka marrë vendimin për hoxhallarët e tjerë të cilët janë arrestuar javën e kaluar nën dyshimin se kanë kryer vepra penale që janë në kundërshtim me rendin kushtetuese të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button