Buxheti 2015, rrjep qytetarët, kënaq pushtetarët

Në kushtet e një varfërie që nuk e zbret nga top listat rajonale Maqedoninë borxhe dhe zbrazëtira sociale që mezi arrin të mbulohen për shkak të arkave të boshatisura, qeveria paralajmëron sërish buxhetin rekord për vitin 2015 me vlerë 2.95 miliard euro, që krahasuar me vitet para ardhjes së VMRO-DPMNE-së në pushtet është tre herë më i vogël.

Buxheti i madh i një shteti të varfër, për vitin 2015, bëhet në kurriz të popullatës për të mbajtur gjallë makinerinë votuese të partive në pushtet për të realizuar synimet politike dhe interesat e tyre të ngushta, vlerësojnë ekspertët për Portalb. Sipas tyre, asgjë nuk është reale sepse nuk ka pasur politika konstante sociale përveç blofeve politike që disa herë kanë çuar në rebalancë të buxhetit, gjithmonë duke fshehur vështirësitë që i bënë numrat qeveritar si shifër buxhetore shumë irrelevante.

Shaqiri: Buxheti, sipas nevojave politike!

Profesori Agim Shaqiri, thotë për Portalb se buxheti për vitin 2015 nuk është hartuar sipas nevojave të qytetarëve, por sipas nevojave politike. Sipas tij, ajo që e karakterizon buxhetin për vitin 2015 është fakti se shuma e ndarë nuk i nënshtrohet parimit të prioriteteve në fushën ekonomike.

“Faktikisht nuk krijohet buxheti sipas nevojave esenciale por këto janë parashikime me të cilat elitat në pushtet i mbulojnë synimet politike dhe qëllime te  tyre me te ngushta”, thotë Agim Shaqiri.

Hajredini: Qeveria mban nën kontroll popullin me paratë e saj

Buxheti në funksion të synimeve politke dhe rruajtjes së makinerisë votuese duke kushtëzuar administratën, bujqit nëpërmjet subvencioneve dhe pensionistët, është trajtimi që bën edhe ekonomisti Xhevdet Hajredini, për Portalb.

Sipas tij, buxheti aq i lartë pa qasje të mirëfilltë ndaj aspekteve ekonomike do të thotë se qeveria mban nën kontroll popullin me paratë e saj.

“Buxheti kaq i lartë është karakteristik prej kur ka ardhur në pushtet VMRO. Dikur buxheti ka qenë tre herë më i vogël, jemi dëshmitarë të një forme të keqpërdorimit të pushtetit, duke financuar projekte të cilët nuk kontribuojnë për zhvillimin ekonomik , por janë në funksion të mbajtjes së pushtetit. Rritja enorme e numrit e të punësuarve në administratë të gjithë militant dhe aktivistë të partive në pushtet, shuma e subvencioneve për bujqit bëhet në formën e blerjes së votës e jo për investimeve  në bujqësi,  jemi dëshmitar se kohën e fundit kur bujqit ballafaqohen me sëmundje të ndryshme si të bimëve dhe bagëtisë, shtretër të lumenjve të ndërtuara, këto duhet të ndërtohen. Këto forma nuk I përgjigjen qeverisë, pasi ajo çdo dy vite bën zgjedhje të parakohshme dhe mban të varur si administratën, bujqësinë dhe pensionistët”, thotë Xhevdet Hajredini.

Edhe partia opozitare LSDM është alarmuar nga buxheti i  vitit 2015. Sipas kësaj partie pjesa më e madhe e këtyre parave të ndara në bazë janë transfere sociale. Kjo sipas LSDM tregon zbrazëtirat e mëdha në arkat e fondeve në mbulimin e pagave dhe pensioneve.

Lajme të ngjashme

Back to top button