fbpx

Selami Kolonja: Situata me librat shkollor të muzikës- alarmante! Shkilet në fyt kultura shqiptare

Artisti dhe këngëtari i njohur strugan Selami Kolonja,  njëkohësisht profesor prej vitesh në Universitetin e Tetovës dhe  Prishtinës  e ka përkufizuar  si skanadaloze gjendjen e teksteve nga lënda e muzikës për shkollat fillore në gjuhën shqipe. Sipas Kolonjës i cili i referohet librit për klasën e katër të fillores, teksti në fjalë është turp e faqja e zezë sepse nuk ka asnjë këngë fëminore shqiptare.

“Asnjë kompozitor nuk ka asnjë element të kulturës muzikore shqiptare.’Sot ime bijë (nxënëse e klasës së 4 ) kishte marrë librin e muzikës në dorë ! Ma sjell ne shtëpi e lumtur dhe entuziazmuar ! Kur hap librin ç’të shohësh ! Turp e faqja e zeze ! Asnjë kënge fëmirore shqiptare , asnjë lojë fëmijërore nga tradita e lojërave të këngëve dhe valleve të traditës , asnjë kompozitor shqiptarë , asnjë instrumentist shqiptar ! Asgjë shqip” potencon  ai.

Sipas Kolonjës situata në arsimin shqiptar në ciklin fillor në Maqedoni është alarmante dhe kërkon reforma serioze sa i përket lëndës se Arsimit Muzikor , Lendes se Historisë dhe Lëndës së Gjeografisë .

‘’Unë kam qenë pjesë aktive e jetës së paraluftës në Kosove ! Atëherë kur në institucionet e Kosovës( nga ana e Serbisë) u futën masat e dhunshme dhe që udhëheqësia Kosovare nuk i nënshkroi dhe nuk e pranoj këtë robëri Kulturore ! Ndërsa në Maqedoni ky fenomen është pranuar në heshtje dhe në qetësi , pa bërë zhurmë dhe pa hetuar asnjeri ! Një Popull që nuk reagon kur shkelet në fyt kultura , historia dhe fëmija mund të merrë ndëshkim nga Perëndia ‘’ përfundon ai.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close