Tetovë, legalizimi shkon vështirë për shkak të mangësive ligjore

Banorët e disa rajoneve në Tetovë të cilat nuk janë në planin urbanistik ballafaqohen me probleme të shumta. Disa objekte të ndërtuara ka stacioni i trenit, një pjesë e lagjes anësh teleferikut dhe disa rajone të tjera objektet e tyre i kanë pa leje dhe përputhja e tyre me dokumentacionin urbanistik shkon shumë vështirë. Për çdo gjë atyre u duhet dokumente urbanistike, ndërkohë për shkak se objektet e tyre ende nuk janë të legalizuara dhe ndodhën në rajone që nuk janë në planin urbanistik të Tetovës nuk mund të marrin dokumentacione qoftë edhe për lëshimin e rrymës elektrike.

Udhëheqësi i sektorit për Urbanizëm në komunën e Tetovës, Nexhati Zylbehari, thot se vendimi për përputhjen e objekteve pa leje në dokumentacionin urbanistik planor duhet të analizohet mire sepse edhe Ligji për legalizime ka shumë zbrazëtira, dhe si rezultat i kësaj kjo ndikon edhe tek procedurat tona si komunë.

Ai, thotë se bëhet fjalë për rajone të cilat nuk janë në planin urbanistik , por që qytetarët e këtyre rajoneve ballafaqohen me probleme të shumta sidomos me inkuadrimin në rrjetin elektrik. Shumë qytetarë nuk mund të kyçen në rrjetin elektrik sepse nga ana e EVN-së, atyre u kërkohet të posedojnë ndonjë dokument. Të gjithë këshilltarët unanimisht vendosen që përfundimisht në seancën e radhës në fund të muajit kjo çështje të mbyllet, për tu hapur rrugë qytetarëve që ti legalizojnë objektet e tyre pa leje.

Lajme të ngjashme

Back to top button