Fluturimet mbi Çegran, “Gostivari 2014”

Në fundjavë, pikërisht më 26-28 shtator, në Çegran të Gostivarit, do të mbahen garat e kampionatit kombëtar në fluturime të lira, në të cilin përveç parashutistëve  të Kosovës marrin pjesë edhe ata nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Për titullin e kampionit do të luftojnë pilotët më të mirë të këtyre shteteve, ndërkohë që favoritët kryesor janë Xhonatan Islami i Shqipërisë, dhe Hyzdri Gubetini i Kosovës, të cilët ka kohë që janë rivalët më të mëdhenj në garat kombëtare.

Natyrisht se nuk duhet harruar as Ilir Kafazin e Eduard Dacin, por edhe ndonjë parashutist tjetër, i cili mund të befasojë për të mirë.

Qëllimi kryesor i këtij manifestimi është promovimi i aktivitetit të madh, siç është kampionatit kombëtare, por dhe bashkëpunimi ndërmjet Federatave të këtyre vendeve.

Aeroklubi i vetëm shqiptar nga Gostivari, me në krye Mentor Saitin,  ka bërë përgatitjet e fundit për garë dhe të gjithë janë shprehur se të gatshëm i presin mysafirët e shumtë. Të gjithë shpresojnë që edhe moti të jetë i përshtatshëm në mënyrë që edhe spektakli të jetë më madhështor.

Lajme të ngjashme

Back to top button