fbpx

Shkupi barazoi me Teteksin (Video – golat)

Skuadra e Shkupit në Çair ka barazuar me Tetekstin 1:1 në një ndeshje shumë të fortë dhe të barazuar.

Ndeshja kishte filluar në një atmosferë të mrekullueshme të organizuar nga tifozët e Shkupit, “Shvercerat”, të cilët edhe një herë treguan se janë tifo grupi më i organizuar në vend.

Ndeshja filloi me sulme të shpejta të futbollistëve të Shkupit, por kështu ishte vetëm në 10 minutat e para, pasi që në vazhdim mysafirët morën lojën në kontroll dhe luan më shumë në gjysmën e shkupjanëve. Në disa raste mbrojtja u tregua e plogësht dhe nuk arrinte që të ndal mysafirët, ndërsa edhe goli i shënuar, ishte pakujdesi dhe këtë e shfrytëzoi në minutën e 39-të Martin Hristov.

Në disa raste Ardian Nuhiu, Fatmir Arifi dhe Goran Maznov tentuan që të barazojnë po ka konkretizim, ndërsa në minutën e 42-të, një mbrojtës i Teteksit luajti me dorë, por asnjëri nga gjyqtartë nuk mori guximin që të tregojë në pikë të bardhë.

Në pjesën e dytë Shkupi tregoi formën e saj të vërtetë, duke dominuar përplot në të gjitha repartet e fushës, ndërsa trajneri Ramadani në fushë inkuadroi Minas Osmanin, më vonë Besir Isenin dhe Mumin Sallain, ndërsa u larguan Ernest Osmani, Goran Maznov dhe Dimitrija Llazarevski.

Loja mori një dinamikë më të madhe dhe kishte sulme të rreshtura drejt portës Mançevskit. Ndërsa pikërisht në minutën e 81 Fatmir Arifi ishte ai i cili me kokë goditi topin duke dërguar mbi portierin dhe duke barazuar për 1:1. Shkupi kishte dhe disa raste, ndërsa edhe një herë mbrojtja e Teteksit luajti me dorë, por referët nuk treguan në pikën e bardhë.

Ndeshja kthyese luhet me 14.10.2014 në Tetovë, ku edhe do të vendoset se cila ekipë do të vazhdojë garat e mëtutjeme në Kupën e Maqedonisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close