Skandal i ri në Postën e Maqedonisë, sërish në vëmendje nipi i Rafiz Halitit

Dy të punësuar në ‘Postën e Maqedonisë’, njëri prej të cilëve është nip i ish drejtorit të ndërmarrjes publike, Rafiz Haliti, dyshohen për keqpërdorim, gjegjësisht dyshohen se kanë blerë letër jo-kualitiative. Ato e kanë dëmtuar kompaninë për 25 mijë euro duke porositur letra jokualitative, ndërsa e kanë paguar sikur të jetë me cilësi të lartë.

Këtë e vërtetoi Drejtoria për polici financiare e cila mbrëmë dorëzoi padi penale kundër të dyshuarve.

Që të dy i ka ndihmuar një biznesmen i Shkupit i cili ‘Postës’ i ka shitur letra jokualitative në vend të asaj që ishte në marrëveshje nga një brend i njohur, shkruan gazeta Dnevnik.

Sipas njohurive të Policisë Financiare, A.F (34) në vitin 2012 e ka keqpërdorur postin zyrtarë dhe së bashku me Z.K ka siguruar letra nga një prodhues i njohur ‘Aspekt Plus’. Ai ka bërë presion ndaj komisionit, i cili në fund vendosi që tenderin t’ia ndajë kësaj kompanie.

Sipas marrëveshjes, kompania është dashur të sigurojë 25 mijë ton letër të tipit ‘navigator’, por A. F urdhëroi personin e depos që të pranojë vetëm 19 mijë tonë letër me kualitet më të ulët, ndërsa pronari në faturë e ka llogaritur sikur është blerë me kualitet të lartë.

Nipi i Alitit ishte i dënuar me dy vite burg lidhur me  zjarrin që kaploi ‘Postën e Maqedonisë” vitin e kaluar, por ai shpëtoi nga dënimi pasi pagoi 100 mijë euro për lirim.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button