fbpx

PDSH- Strugë: Sela të jap përgjigje për pasurinë që ka arritur

Dega e PDSH-së Strugë nuk është e kënaqur me përgjigjet lidhur me pyetjet që i ka parashtruar Ziadin Selës për nepotizmin, pasurimin e shpejtë, blerjen e veturave luksoze.

Dega e PDSH-së Strugë, shtron sërish pyetje për Ziadin Selën për raportet e tij politike dhe financiare me investitorin në hotelin “Izgrev” dhe a lejuat ju të ndërtojë jashtë planit urbanistik për qëllime të tjera?

– Cili është qëllimi i heqjes apo largimit të kiosqeve dhe a fshihet ndonjë qëllim financiar i juaj dhe i klikës suaj pas këtij aksioni?

Përveç kësaj dega e PDSH-së shtron edhe këto pyetje për Ziadin Selën:

– Kush ë udhëheq me parkingjet në qytetin e Strugës dhe pse ua prishët kontratat shfrytëzuesve të mëparshëm pa asnjë arsye?

-Pse lejoni që ndërmarrja publike komunale të marrë hua nga ndërmarrjet private dhe cili është qëllimi i këtyre huave?

– Pse lejoni mbi 10 vetura zyrtare të komunës dhe ndërmarrjeve publike të përdoren pa asnjë kriter si vetura private dhe çdo ditë, si edhe vikendeve të merren nëpër shtëpia nga të punësuarit (kurse deri dje e kritikoje paraardhësin tënd për këtë dukuri)?

-Kur ë do të zgjidhni problemin me deponinë e Strugës, të cilën problematikë e kishit premtim parazgjedhor?

– Kur do ti ndërroni emrat e rrugëve në qytetin e Strugës që të realizoni së paku vetëm një premtim politik para qytetarëve të Strugës. Mos harroni se edhe ky ishte premtim i juaji parazgjedhorë.

-Cila është arsyeja e koalicionit politik me VMRO-DPMNE në këshillin komunal, kurse në anën tjetër shani çdo takim të të tjerëve me njerëz të VMRO-së, a nuk është kjo dyfytyrësi politike.

Sipas informacioneve të degës së PDSH-së në Strugë prapa këtyre dhjetë pyetjeve fshihet krim i organizuar, reket dhe varësi politike, të cilat arrihen nëpërmjet politikës klienteliste e cila është e veshur me nepotizëm të skajshëm në administratën e Strugës.

“Këto përgjigje ja keni borxh opinionit Strugan dhe aktivistëve të PDSH-së, të cilët të sollën në këtë pozitë dhe ti si shpërblim i tradhtove në betejë”, thuhet në komunikatën e Degës së PDSH-së në Strugë.

Villa e Selës
Villa e Selës
Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close