Fyle nuk komenton raportin e progresit

Eurokomesari për zgjerim Shtafan Fyle, edhe pse është ën ditët e fundit të mandatit të tij, i mbeti besnik rregullës së vjetër që të mos komentojë rreth raportit e progresit për Maqedoninë para se ai të publikohet.

Fyle është në Nju Jork në takimin e rregullt të Kuvendit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

“Do të jap përgjigjen që e kam pasur deri më tani, nuk kam koment. Mund vetëm tju them se raporti do të jetë objektiv”, deklaroi Fyle në pyetjen se sa dhe si mund të ndikojë bojkoti i opozitës në Kuvendin e Maqedoni në raportin vjetor.

Lajme të ngjashme

Back to top button