LSDM: Veljanovski nuk duhet të presë deri në tetor për të verifikuar dorëheqjet

Deputetët e LSDM-së kanë deklaruar se kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanovski nuk ka pse të presë deri më 8 tetor për të verifikuar dorëheqjet, meqë ato janë depozituar tash 4 muaj.

Renata Deskoska në emër të LSDM-së ka kërkuar që kryetari i Kuvendit Veljanovski të hedhë në votim dorëheqjet e tyre.

“Deputetët e opozitës nuk pranuan mandatet dhe nuk do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit derisa nuk krijohen kushte për rikthimin e demokracisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike. Dorëheqjet janë te kryetari dhe ai duhet të ndërpresë së bëri kërcënime”, tha Deskoska.

Lajme të ngjashme

Back to top button