Organizata LVP: Studentët e USHT-së, paguajnë shuma të panevojshme

Organizata Jo Qeveritare “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”, reagon ashpër ndaj rregullores të cilën e ka në zbatim Universiteti Shtetëror i Tetovës, më konkretisht rreth konkursit i cili për regjistrim të një student detyronte ata që në mesin e shumë pagesa të jenë edhe disa pagesa, sipas nesh të pa nevojshme.

Të hollat të cilat i kërkon USHT si:

1200 denarë, në xhiro-llogarinë e Universitetit: në emër të dhënies së Indexit.

100 denarë në xhiro-llogarinë e Universitetit: në emër të Parlamentit të studentëve në Universitetin Shtetërorë të Tetovës.

750 denarë, në xhiro-llogarinë e Universitetit: në emër të veprimtarive informative, sportive, kulturore të studentëve të Universitetit, mendojmë se janë të pa nevojshme apo janë me çmim më të lartë se sa është nevoja, dhe kjo vetëm sa vështirëson edhe më shumë gjendjen edhe ashtu të rëndë të studentëve shqiptarë në këtë institucion.

OJQ “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”, përkrah fuqishëm zërin kritik të disa studentëve të cilët kundërshtuan gjitha këto pagesa, dhe do të jetë zëri i tyre në çdo kërkesë të tyre, andaj apelojmë deri tek studentët që për çdo reagim të tyre të na drejtohen ne [email protected].

OJQ “Lëvizja për Vizion të Përbashkët”, apelon deri tek Rektorati i USHT-së që të largon pagesën e 100 denarëve të cilat jepen në emër të Parlamentit të studentëve në Universitetin Shtetërorë të Tetovës, sepse konsiderojmë se ky Parlament nuk përfaqëson, dhe nuk është në shërbim të studentëve.
Ne po ashtu kërkojmë që pagesa e cila bëhet 1200 denarë, në xhiro-llogarinë e Universitetit: në emër të dhënies së Indexit, kërkojmë të lirohet në 800 apo në 1000 denarë, ndërsa shumë prej 750 denarëve të cilat jepen në emër të veprimtarive informative, sportive, kulturore të studentëve të Universitetit, të largohet tërësisht, apo të jetë një shumë mesatare prej 300 denarëve.

Prandaj kërkojmë që zyrtarët e USHT-së ti kthejnë këto mjete deri tek studentët, në të kundërtën kërkojmë mbështetjen e studentëve për ndryshim të këtyre rregullave të USHT-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button