Ndërmarrja Publike e Transportit në krizë financiare

Numri i madh i qytetarëve që udhëtojnë pa bileta dhe çmimi i ulët i biletave janë disa nga arsyet, për të cilat Ndërmarrja Publike e Transportit-Shkup rrezikon të futet në krizë financiare. Sipas njeriut të parë të kësaj ndërmarrje, Misho Nikollov, nuk mundet të pritet përmirësim i gjendjes financiare derisa ndërmarrja ballafaqohet me harxhime të mëdha të përditshme, si dhe me çmimin e ulët të biletave dhe udhëtimit pa bileta në autobus.

Lexo: Rriten dënimet për personat që do të kapen pa biletë në autobus

Tema për situatën e rëndë financiare të NPT-së është bërë aktuale pasi ditë më parë të punësuarit në NPT paralajmëruan protesta për shkak të mosdhënies së pagave.

Nga ndërmarrja thonë se rrogat jepen rregullisht dhe kjo s’mund të jetë arsye për protesta.

Por sërish, shihet që rrogat kanë qenë arsye për protestë, për shkak se vet kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski është angazhuar dhe në llogarinë e ndërmarrjes ka hedhur rreth  27 milion denarë me qëllim që paratë të ndahen për punëtorët.

Lajme të ngjashme

Back to top button