Për të dhjetën herë manifestimi “Ditët e mjaltit”

Prej sot e deri më datën 27 të këtij muaji në Shkup për të dhjetën herë me radhë do të mbahet manifestimi “Ditët e mjaltit të Maqedonisë”.

Manifestimi është në organizim të Shoqatës së kultivuesve të bletëve “Matica”, nga Shkupi, tradicionalisht do të mbahet në rrugën “Maqedonia”, para shtëpisë përkujtimore të Nënës Terezë. Do të fillojë me defile dhe performancë përmes lojërave dhe këngëve të fëmijëve nga kopshtet e fëmijëve nga Komuna Qendër.

Organizator i manifestimit është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Lajme të ngjashme

Back to top button