Ivanov në Këshillin e Sigurimit kërkoi të respektohen rezolutat për emrin

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dje për herë të parë pati fjalim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të thirrur nga presidenti Barak Obama për përballje me rrezikun në rritje nga terrorizmi.

Gjatë paraqitjes së tij, presidenti Ivanov e lidhi stagnimin e integrimeve me gjendjen e sigurisë në rajon, dhe u bëri thirrje SHBA-së dhe Bashkimit Evropian që të mos lënë vakoum në hapësirën ballkanike. Në atë drejtim, presidenti Ivanov kërkoi që me respektimin e rezolutave, të miratuara mu në Këshillin e Sigurimit për kontestin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, të vazhdojnë integrimet si të Maqedonisë, ashtu edhe të vendeve të tjera ballkanike. “Duke e shtyrë zgjerimin, Unioni krijon vakuum në hapësirën historikisht më të brishtë gjeopolitike. Ndërkaq të gjithë e dimë se nuk ekziston vakuum në hapësirën gjeopolitike, më herët apo më vonë vakoumi synon të përmbushet.

Bashkimi Evropian nuk guxon të harrojë se Ballkani është pjesë e Evropës dhe se duke e shtyrë zgjerimin, krojon probleme në territorin e vet. Është e domosdoshme që sa më parë të integrohen të gjitjha vendet nga Ballkani Perëndimor në bashkimin Evropian. Zonja dhe zotërinj, tashmë nuk ka kohë dhe arsyetime për bllokim në integrimet dhe nismat evropiane dhe euroatlantike.

Rajoni ynë është i ndjeshëm njejtë si edhe Evropa”, deklaroi presidenti Ivanov në Këshillin e Sigurimit, duke theksuar, sipas tij, se cili do të ishte kontributi më I rëndësishëm drejt stabilizimit të rajonit dhe me atë shkatërrimi i përhapjes së mëtutjeshme të ideologjive radikale.

Lajme të ngjashme

Back to top button