Avokati i popullit ende nuk ka vizituar të burgosurit e Monstrës, thotë se do të shkojë

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti bën të ditur për Portalb se është i njoftuar për grevën e filluar nga dy të akuzuarit për rastin Monstra.

Ai shton se do t’i vizitojë së shpejti grevistët dhe do të njoftohet nga afër për kushtet në të cilat ata vuajnë dënimin.

“Jam i njoftuar për grevën që e kanë filluar të akuzuarit për rastin Monstra dhe së shpejti në do t’i vizitojmë dhe do të njoftohemi nga afër më kushtet në të cilat ata vuajnë dënimin”, tha për Portalb, Memeti.

Ai shtoi se ankesë konkrete për këtë çështje nuk ka pranuar.

Ndërkaq të akuzuarit për rastin “Monstra”, Fejzi Aziri dhe Agrim Ismailoviq që nga dita e premte e javës së kaluar kanë filluar grevën e urisë në burgun e Manastirit, ku vuajnë masën e paraburgimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button