Konkurs për punë praktike në Gjermani

Të rinjtë, student, që janë në fund të studimeve ose kanë diplomuar, do të mund të paraqiten për të punuar dhe qëndruar disa muaj në Gjermani. Komiteti për Evropën Lindore dhe Lidhja e shoqatave të industrisë gjermane do të japin bursë për punë praktike për studentët e Ballkanit Perëndimor.

Afati i fundit i paraqitjes është 31 tetor 2014.

Kandidatët nuk është e obligueshme që ta njohin gjuhën gjermane, por duhet së paku të njohin gjuhën angleze.

Kandidatët mund të paraqiten direkt në  internet-platformën e programit nëpërmjet linqeve që çojnë në fushat përkatëse (gazetari, arkitekturë, teknologji informatike, inxhinieri elektroteknike).

Për më shumë informacion vizitoni web-faqen e programit http://www.stipendienprogramm.de/.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Mundesi shumë e mir qe po ju jepet studenteve kosovar ,per te mbajtur praktik sidomos ne nje vend evopian siq eshte Gjermania.

Back to top button