Hakerët sulmojnë faqen e Maqedonisë në KB?

Linku i misionit të Maqedonisë në Kombet e Bashkuara në faqen zyrtare të OKB-së është sulmuar nga hakerët, shkruan Vest.

Në faqen zyrtare të OKB-së në vend që të jepen të dhëna për Maqedoninë, paraqitet një përmbajtje në gjuhën japonishte. Jozyrtarisht, burime pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme thonë se një kohë të gjatë faqen e Maqedonisë në OKB askush nuk e ka azhurnuar.

Nga MPJ thonë se do të reagojnë nëpërmjet misionit të tyre në Nju Jork deri te OKB me qëllim që të hiqet kjo përmbajtje.

“Faqja mendohet të jetë sulmuar nga hakerët. Do të intervenojmë që të largohet dhe të kthehet faqja e vjetër”, thonë nga Ministria për Punë të Jashtme.

Lajme të ngjashme

Back to top button