Blerina i sjell sukses edhe shkollës së saj

Bleri ia zbardhi fytyrën edhe shkollës së saj elite. Xhudistja Seferi përveç se po shkëlqen në kampionatet vendore dhe ato ndërkombëtare, me sukses po mbron edhe ngjyrat e shkollës së saj elite, “Alter Teichweg”.

Kjo shkollë në kampionatin ekipor që u zhvillua në Berlin ka arrit të renditet e dyta që është një sukses historik, duke pas parasysh se ka 10 vite që kanë abstenuar. Me suksesin e arritur shumë e kënaqur ka qen Shqiponja e Shipkovicës e cila në këtë aktivitet nuk ka humbur asnjë luftë.

“Pas 10 viteve shkolla jonë elite ku edhe vet jam nxënëse ka arrit një sukses shumë të madh duke arrit në finale. Unë në këtë aktivitet kam pasur 8 përballje dhe të gjitha i kam fituar me Ippon, që do të thotë se jam shumë e gëzuar me suksesin tim individual por edhe atë ekipor”, tha Bleri, duke shtuar se tani e pret edhe një sfidë e vërtet. “Ishte një test i mirë për mua, para kampionatit zgjedhor të Gjermanisë që do të zhvillohet këtë fundjavë. Normal edhe nga kjo garë pres fitore për të gëzuar të njejtën se bashku me bashkatdhetarët e mi që më japin përkrahje kudo që shkoj”, deklaroi kampionia ballkanike, Blerina Seferi.

Lajme të ngjashme

Back to top button