Debat i nxehtë i Alma Lamës me Gëzim Kelmendin

Deputetja e LDK-së, Alma Lama dhe deputeti i PD-së, Gëzim Kelmendi, janë përplasur ashpër në emisionin “Rubikon” të KTV-së, në momentin kur Lama ka thënë se ka vite që imamët e arrestuar nxisin urrejtje.

“Përfaqësuesit e islamit radikal thonë se në Kosovë janë 97 për qind myslimanë dhe në anën tjetër thuhet se ka sulm ndaj besimtarëve. Nga kush? Besimtarët po sulmojnë besimtarët!. Këtu po bëhet një viktimizim. Ju lutem, Hitleri ka përdorur një kartë të tillë duke thënë se ne jemi viktima të hebrenjve, dhe ne duhet t’i zhdukim ata”, ka thënë deputetja Alma Lama, teksa ka thënë se në studio ka përfaqësues të “islamit radikal” duke aluduar në deputetin Kelmendi.

Ka reaguar Gëzim Kelmendi, duke kundërshtuar cilësimin e tij nga Lama si përfaqësues i “islamit radikal”.

“Ajo ka nxitur vazhdimisht urrejtje dhe mosdurim fetar e racor. Prokuroria ka punë që të merret me këtë rast, që ka thyer rëndë kodin penal”, ka thënë Kelmendi, teksa ka përmendur disa raste të mëhershme të deklaratave të Lamës, të cilat, sipas tij, nxisin urrejtje e mosdurim fetar e racor.

Lama, ndërkohë ka potencuar edhe lajmet që transmetojnë disa portale me prapavijë fetare të islamit, përderisa ka thënë se ato janë të regjistruara në Serbi dhe në vende të tjera.

“Kjo situatë i konvenon më së shumti Serbisë”, ka thënë ajo.

Nga ana tjetër, edhe deputeti Gëzim Kelmendi, që ka hequr dorë nga të qenit pjesë e grupit parlamentar të PDK-së, e cila udhëheq aktualisht qeverinë, për shkak se sish ka thënë ai, ky pushtet ka përdorur standarde të dyfishta.

“Dr. Shefqet Krasniqi nuk ka bërë thirrje për të shkuar në Siri. Thjeshtë ka thënë se duhet bërë lutje për atje”, ka thënë Kelmendi, transmeton koha.net. E, ai ka thënë se ka qenë Ministria e Jashtme e Kosovës, e udhëhequr nga ministri Enver Hoxhaj që ka bërë thirrje të mbështet Siria.

Ka reaguar gazetari i Kohës Ditore, Vehbi Kajtazi, i cili ka thënë se “në fakt Qeveria nuk ka bërë thirrje asnjëherë që t’u bashkohet ISIS-it”.

Edhe Alma Lama, ka thënë se “duhet të jemi korrekt dhe të tregojmë drejt se Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka bërë thirrje që qytetarët e Kosovës të marrin armët dhe të shkojnë në luftën përkrah ISIS-it”.

Kajtazi thotë se në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, gjuha e hoxhës Shefqet Krasniqit përmendet si gjuhë e urrejtjes.

“Kemi një radikalizëm ekstrem tek të rinjtë, të cilët për shkak të analfabetizmit por edhe të varfërisë janë dhënë pas këtyre ligjëratave të hoxhallarëve”, ka thënë Kajtazi.

Opinionisti Dardan Islami ka thënë se shteti e ka injoruar në masë të madhe problemin e fesë në Kosovë.

Ai ka kujtuar edhe rastin kur para gjashtë viteve ka zënë armë në veturën e Shefqet Krasniqit, por e ka lëshuar, me idenë se do të përcillet”, ka thënë Islami. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. O e shkret e të vërtetë, je shum naive qëtë flasësh pë rastin në fjal.Pse qenke deputete nuk don tåe thot se i din gjërat drejt dhe se ata zgjedësit që ju përfaqësoni si deputete e i quajni arap, dhe se ata e paskën vendin në arabi, dhe se ata me mjekra dhe shami janë të njet, e prandaj unë ju quaj juve të mjerën. Se dikush na qenkan aq të verbërt se po që se unë ju then se neve duhet ta luftojmë kinën, e ata do të më ndëgjojnë dhe se neve dot mund të marim kinën nën pushtetin ton, hahahahahahahah. O njerëz të vobekët a mendoni se kështu na qenka situata?.

Back to top button