Recension: Nxënëset e shkollave të mesme të Maqedonisë për në shkollë vishen si për në diskotekë (foto +16)

E papranueshme është përpjekja që nëpërmjet disa fotografive të marra në internet, pothuajse pa asnjë punë gazetareske, të tentohet të binden lexuesit se nxënëses e shkollave të mesme të Maqedonisë vishen në mënyrë të pahijshme.

Linku deri te artikulli origjinal: Nxënëset e shkollave të mesme të Maqedonisë për në shkollë vishen si për në diskotekë (foto +16)

Data dhe koha e publikimit: 16.09. 2014

Data e recensionit: 18.09.2014

Recensues: Мirosllava Burns

Problemi kryesor është fakti se teksti përmban fotografi të cilat e nxisin lexuesin gabimisht të supozojë se ato janë nga Maqedonia. Në fakt, bëhet fjalë për përhapje të hapur të një të pavërtete në mesin e lexuesve se nxënëset e shkollave të mesme të Maqedonisë vishen në mënyrë provokative, me qëllim që nëpërmjet fotografive eksplicite të përfitohen më tepër klikime. Fotografitë janë nga burim i panjohur, për të cilin me siguri mund të thuhet se nuk është nga Maqedonia. Në një pjesë të shkollave të Maqedonisë me kod është rregulluar se çka mundet e çka nuk mundet të veshet, e në një pjesë të tyre janë futur në përdorim edhe uniformat shkollore.

Mënyra e këtillë joprofesionale dhe skajshmërisht manipuluese e “raportimit” është edhe më i lehtë për t’u realizuar kur nuk ka kush të kërkojë mbrojtje ligjore për privatësinë e tij, për shkak se me siguri këto vajza nuk do ta vërejnë se këto fotografi janë publikuar mu në këtë medie. Nuk dihet se prej ku janë, kur janë fotografuar, e as cili është qëllimi i publikimit të tyre. Përdoret stereotipizimi dhe supozimi ose mendimi i autorit, i cili në asnjë mënyrë nuk është mbështetur as me deklarata nga burimet, e as me analiza nga terreni.

Porosia që lexohet ndërmjet rreshtave është se vajzat vishen në mënyrë provokative që t’i eksitojnë meshkujt, që është sjellje nënçmuese dhe diskriminuese. Qasja e papërgjegjshme që është përdorur ka dhënë rezultat – një artikull joprofesional. Pasoja afatgjate e këtij “raportimi maçoist” është prezantimi i femrës si objekt seksual. Në fakt, publikimi nuk ka as ide e as qëllim, apo ndonjë plan sipas të cilit do të punohej. Me një fjalë – veprim joprofesional.

Lajme të ngjashme

Back to top button