Rusja stolis Benzin me kristale Swarovski (Foto)

Rrugët e pjesës perëndimore të Londrës shpesh herë konsiderohen si çerdhe e njerëzve të pasur dhe famshëm, dhe çdo verë të rinjtë nga Arabia shëtisin këtyre rrugëve në vetura super luksoze që vlejnë qindra mijëra funte.

Për shumë njerëz vetura e tipit Mercedes CLS 350, që kap vlerën e 25,000 funteve konsiderohet si diçka tepër luksoze, por për Daria Radionova e nuk është diçka madhështore. Ajo vendosi që veturën e saj Mercedes CLS 350 prodhim i vitit 2011, ta mbuloi të tërën me kristale të Swarovskit, që konsiderohen si gurët më të shtrenjtë të çmueshëm.

“Dëshiroja të kem diçka unike. Për punën që është kryer në veturën time janë angazhuar dhjetëra njerëz që kanë udhëtuar nga Rusia dhe kanë punuar 12 orë në ditë për dy muaj rresht. Dhe më duhet të pranoi se jam shumë e kënaqur dhe me kënaqësinë më të madhe po e ngas rrugëve të Londrës”, tha 21-vjeçarja e cila studion në Londër.

Lajme të ngjashme

Back to top button