Këshilla dhe shërimi i problemit me akne

Për te kontrolluar dhe për te reduktuar ne minimum formimin dhe problemet te gjeneruara nga aknet, me mire te merrni parasysh disa këshilla te cilat mund t’u ndihmojnë.

Aknet, përveç se një problem estetik, mund te ketë edhe aspekte me serioze, sidoqoftë qëndron një patologji pak a shume e përkohshme. Ekziston një mënyrë për ti parandaluar natyralisht? Çfarë duhet te bëjmë për ti eliminuar apo për te reduktuar daljen e akneve?
Nëse flasim për akne endogjene (gjeneruar për arsye te brendshme) është e pamundur te ndalojmë formimin e tyre, është ne gjen, është e kote te përpiqeni për ta luftuar, por është e mundur te evitoni përkeqësimet e shkaktuara nga sjellje jo korrekte.

Një pastrim korrekt është shume i rëndësishëm. Përdorimi i sapunëve neutral, jo agresiv. Gjithashtu është mire te evitoni make up-in pasi me përdorimin e tij “mbysni” lëkurën, ajo duhet te ajroset dhe një grim i tepruar gjeneron prodhim me te larte te sebos.

Nëse flasim për akne ekzogjene (gjeneruar nga faktorë te jashtëm), nder këto shkaqe bën pjese edhe ushqyerja ne mënyrë jo korrekte. Sa here pasi e keni tepruar me ushqimin ju janë shfaqur aknet?

Kështu qe bëni kujdes me konsumin e çokollatës, ushqime te skuqura etj. Abuzimi i këtyre ushqimeve gjeneron aknet e përkohshme, por qe gjithsesi janë jo estetike. Sigurisht, kura me e mire është një diete pastruese duke përdorur cajra te thjeshte dhe duke eliminuar nga dieta juaj ushqimet e “këqija”.

Lajme të ngjashme

Back to top button