Cili vend i rajonit ka nivelin e pagës më të lartë?

Vendet e Ballkanit mbeten shumë larg standardit të jetesës në krahasim me vendet perëndimore. Por, edhe mes tyre kanë një diferencë të madhe sa i takon nivelit të jetesës.

Për nga niveli i pagës mesatare, Sllovenia është vendi me nivelin më të lartë. Vendi i BE-së ka një pagë mesatare prej 1000 euro. Kjo shumë është sa trefishi i mesatares në Maqedoni, që vlerësohet vendi me pagën më të ulët mesatare në rajon.

Në bazë të të dhënave statistike për muajin korrik të këtij viti, paga mesatare në Kroaci, që është vendi i fundit që i është bashkuar familjes evropiane, është 728 euro. Kroacia bashkë me Slloveninë janë të vetmet vendet të Ballkanit Perëndimor që kanë një pagë mesatare mbi 500 euro, transmeton Shekulli.

Sa u takon vendeve kandidate dhe vendeve potenciale për anëtarësim në BE, niveli i pagës është shumë më i ulët.

Mali i Zi, vend i cili ka hapur negociatat për anëtarësim në BE, ka një pagë mesatare prej 473 eurosh.

Më pas vjen, Bosnje Hercegovina që ka një mesatare prej 423 euro. Sa i takon Serbisë, e cila gjithashtu ka hapur negociatat për anëtarësim në BE, ka një pagë mesatare prej 381 euro.

Shqipëria rezulton se ka një pagë mesatare prej 377 eurosh. Kosova qëndron më lart, pasi ka një pagë mesatare prej 441 eurosh. Kurse, në Maqedoni paga mesatare është 352 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button