Një vajzë në Kinë vdes nga karikimi i iPhone 5

Apple Inc është duke hetuar një aksident, në të cilin një vajzë kineze vdiq nga rryma elektrike, duke iu përgjigjur një thirrjeje në iPhone 5, ndërsa telefoni ishte në karikim.

Agjencia e lajmeve Xinhua, bën të ditur se të enjten e kaluar, Ma Ailun, një 23-vjeçare nga Xinjiang i Kinës, vdiq nga korrenti kur po i përgjigjej një telefonate.

“Ne jemi thellësisht të pikëlluar për të mësuar për incidentin tragjik dhe i ofrojmë ngushëllimet tona familjes së Ma. Ne do të hetojmë incidentin dhe do të bashkëpunojmë me autoritetet në këtë çështje,” –thuhet në reagimin e Apple.

Motra e viktimës shkroi në rrjetin social “Twitter” se Ma vdiq duke përdorur telefonin e saj iPhone 5 dhe kërkoi që përdoruesit të jenë më të kujdesshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button