Pezullohen hetimet për korrupsion ndaj ish-Presidentit Sarkozi

Hetimet për korrupsion ndaj ish presidntit Nicolas Sarkozi janë pezulluar. Lajmi është bërë i ditur nga mediat franceze, të cilat thonë se Gjykata e Apelit në Paris sot shqyrtoji një kërkesë të ish Presidnetit francez për mbylljen e çështjes.

59 vjeçari gjithsesi po përballet edhe me disa çështje të tjera nga drejtësia. Por marrëdhenie deliakte më drejtësinë nuk i pengon ambiciet politike të tij, pasi javën e kaluar Sarkozy njoftoi se kthehet sërish në krye të partisë opozitare UMP, një lëvizje kjo që shihet gjerësisht si hapi i parë drejt një përpjekjeje për Presidencialet e vitit 2017, transmeton oranews.

Deklarata e tij iu dha fund të gjitha spekulimeve rreth qëllimeve të tij në lidhje me synimet e ish-Presidentit konservator, i cili premtoi se do të largohej njëherë e përgjithmonë nga politika, pasi dështoi të rizgjidhej në vitin 2012.

Zgjedhjet për kryetar të partisë UMP do të mbahen në Nëntor. Që prej largimit nga Elizeja, Sarkozy është përballur më një sërë çështjes. Rasti i fundit i pezulluar ka të bëjë më një përpjekje të Sarkozy për të korruptuar gjykatësit që po hetonin marrëdhëniet e tij.

Ndërkohë kujtojmë edhe rastin në përfshirjen me liderin libian Muammar Gaddafi, si dhe financimet e paligjshme gjatë fushatës së zgjedhjeve në vitin 2012.

Lajme të ngjashme

Back to top button