Maqedonia dërgon vetëm një diplomat në SHBA ndërsa dy në Rusi

Maqedonia ka përcaktuar një përfaqësues në SHBA ndërsa dy në Rusi pas një kohe shumë të gjatë pa ambasador në këto vende. Edhe pse kuadrot në ato ambasada janë zvogëluar, nuk ka kurrfarë pengesa në funksionimin e tyre thonë për Alsat M, nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë.

Ish zv/ministri për çështje ervropiane, Vasko Naumovski do të jetë përfaqësues  në SHBA ndërsa ende nuk dihet kush do jetë njeri i parë në ambasadën në Moskë.

Edhe pse i reduktuar kuadri, Rusia ka një vend më shumë se sa SHBA ndërsa kjo është bërë në periudhë kur dy superfuqitë botërore janë në marrëdhënie të tensionuara dhe kur Maqedonia ende nuk ka qëndrim të qartë rreth sanksioneve të BE-së dhe SHBA-ve ndaj Moskës.

Në SHBA nuk ka ambasador që nga fillimi i verës, pozita e ambasadorit në Moskë është e lirë që nga fundi i vitit të kaluar. Atje duhej të shkonte ish negociatori për çështjen e emrit dhe ish ambasador në SHBA dhe Holandë, Nikolla Dimitrov, por ai për shkaqe personale hoqi dorë në fund të shkurtit.

Lajme të ngjashme

Back to top button