Pritje madhështore për Strootman në Romë (VIDEO)

Mesfushori holandez Kevin Strootman, para pak qastesh ka arritur në kryeqytetin italian, Romë për të nënshkruarë kontratë me skuadrën e Romës.

Por ‘tulipani’, ka mbetur i shtangur kur pa një turmë të madhe të tifozëve të cilët janë ‘çartur’ me transferimin e tij në Romë, duke e pritur sikur një mbret.

Qindra tifozë të Romë kishin dalur në Aeroportin e Romës, për ti uruar mirseardhje mesfushorit 23-vjeçar, ku në asnjë moment nuk u ndalën së kënduari për të dhe Romën.

Strootman në Romë u transferua nga PSV Eindhoven për një shumë rreth 20 milionë euro. Përpos mesfushorit holandez Roma u përforcua edhe me mbrojtësit, Maicon, Benatia, Jedvaj si dhe portierin Skouropski.

Lajme të ngjashme

Back to top button