fbpx

Ljube Boshkovski në gjykatë: reciton Dostoevskin dhe Biblën

Ish ministri i brendshëm i Maqedonisë, Ljube Boshkovski gjatë seancës gjyqësore kundër tij në rastin ”Rover” serish kishte një paraqitje ndryshe nga proceset e zakonshme gjyqësore. Pasi ishte zotuar se do të bëjë gjëra të ndryshme për ta larguar nga seanca sepse sipas tij  nuk beson në drejtësinë e gjykatës së Shkupit, këtë radhë ai ka recituar dialogje nga “Vëllezërit Karamazov” të Dostoevskit, “Procesi” nga Kafka dhe Bibla, shkruan TV Kanal-5.

“Porosinë time me të cilën them se vitin e ardhshëm do të përfundoni në burgun e Idrizovës mund ta përcjelli edhe në stilin tim, sipas Biblës: Do t’ju matin me masën e njëjte me të cilën ju sot matni. Do tju gjykojnë në praninë e të gjithëve në një vend më të gjerë se sa kjo gjykatë e ngushtë. Unë jam rebel i pandalur, rebelohem me shkak. Dua të iki nga këto vazhdime si të Monti Pajtonit” tha sot Boshkovski.

Boshkovski tani më është duke i bojkotuar tre seanca gjyqësore duke bërë ‘spektakle’ të ndryshme, si fotografim dhe aktetjera. Sipas tij, procesi i gjykimit për vrasjen e dy personave për të cilën ai gjendet në bankën e gjykimit, nuk kryhet sipas procedurave të rregullta legale. /Portalb

 

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close