Shilegov: Qytetarët paguajnë për rrogën e gruas së Vele Samak

Rasti me punësimin e gruas së ministrit për investime të huaja Vele Samak në investimin gjerman ‘Grupacionit Markart’ paraqet një skandal, tha zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov.

“Kompania ku është e punësuar gruaja e ministrit Vele Samak është përfitues i ndihmës shtetërore prej XXX eurove nga Qeveria, për krijimin e vendeve të reja të punës. Ministri Samak, e ka vendosur gruan e tij në një pozicion të lartë në kompaninë në Veles. Samak dhe Gruevski duhet tu sqarojnë qytetarëve se ‘sa Qeveria privilegjon kompani në vend, që të punësojë gra dhe anëtarë të familjes së ministrave. Sa paguajnë qytetarët e Maqedonisë për rrogën e gruas së Vele Samak? kërkojmë që Antikorrupsioni të reagojë për këtë rast”, deklaroi Shilegov.

Lajme të ngjashme

Back to top button