fbpx

Alsat: Sindikata që nuk kanë lidhje me arsimin, kundërshtojnë grevën e arsimtarëve

Bujqit, zjarrfikësit, punonjësit komunal dhe ata të postave, por edhe të punësuarit në mbrojtje, e gjetën veten të prekur nga greva e mësimdhënësve. Liderët e tyre sindikal sqaruan se nuk e mbështesin grevën e paralajmëruar, shkruan Alsat-M. Megjithatë, në pyetjen, përse ata flasin për arsimin kur dihet se askush prej tyre nuk është pjesë e procesit edukativo-arsimor, mbetën pa përgjigje. Ata vetëm sqaruan se për problemet në arsim nuk i ka informuar askush, ndërsa është dashur, sepse të gjithë janë nën kulmin e një sindikate.

‘Për organizimin e grevës, duhet të thirret Këshilli Drejtues i Konfederatës së sindikatave të lira dhe të merret qëndrim i përbashkët nëse do mbështetet ose jo. Ne nuk e dimë situatën në arsim sepse nuk jemi të informuar’, deklaroi Toni Boshkoski, sindikata e mbrojtjes.

Pesë liderët e këtyre sindikatave pohojnë se greva do jetë në dëm të nxënësve. Por, u fjalosën me gazetarët kur u pyetën: Si do shkaktojë greva dëm, kur qeveria solli ligj që është në interes të nxënësve dhe sipas të cilit mësimdhënësit që do jenë në grevë, do të zëvendësohen me mësimdhënës rezervë.

Këto pesë liderë të sindikatave degë, të cilët akuzuan se greva bëhet për interesa personale, janë pjesë e të njëjtës sindikatë ku bën pjesë edhe SASHK-u, prej ku dolën me kundër akuzë.

‘Sa i takon asaj që po shpifin ndaj SASHK-ut, kjo bëhet për interesa dhe motive personale ose për interesa tjera që kanë ata me daljen në pres-konferencë duke drejtuar shpifje dhe akuza ndaj SASHK-ut’, u shpreh Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK.

Greva e mësuesve, profesorëve dhe të punësuarve në çerdhe është paralajmëruar për 29 shtator. Por, ashtu siç afrohet dita e grevës, e gjithë situata merr dimension krejtësisht tjetër me përzierjen e gjithnjë e më shumë palëve të cilët nuk janë të kyçura në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë proces. Veç më kishte edhe kundër-protesta për grevën që ende nuk është zhvilluar.

Tags

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Kan te drejt kuj i kujtohet greve per cka pasojat jan femijet ngelen pa mesim.Qima ju tha kush ben greve largohet nga puna shumë mire pra.Qimen e deshtet e votut tash mbillne gojen se nburg grujo ju fut bile ju te alsat ju mbyll tv ju le si velija haaaaa

Back to top button
Close