Edhe Afërdita blen Iphone 6

Nuk ka shumë kohë që në treg ka dalë modeli i ri i Iphone 6. Shumë persona kanë pritur radhët e gjata para dyqaneve për t’u pajisur me një të tillë.

E ndër këta miliona njerëz është edhe këngëtarja Afërdita Dreshaj dhe dallimi i saj me të tjerët është se ajo nuk ka pritur fare, por Iphone i ri i ka ardhur direkt e në duar e saj. Këtë gjë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një fotografie dhe disa postimeve në rrjetin social ‘Twitter’, ku këngëtarja e modelja e njohur nuk ka hezituar të lavdërohet për dhuratën e saj të re, transmeton Tribuna.

“My new Iphone 6 is finally in my hands! in loveee #iphone6 #apple”, ishte një nga postimet e bukuroshes, ndërsa ky nuk ishte i vetmi. Sidoqoftë mbetet të themi vetëm, Afërdita e gëzofsh Iphonin e ri!

 

Lajme të ngjashme

Back to top button