Genta Ismajli e kënaqur nga ky sezon

Ka 10 vite që është pjesë e skenës muzikore shqipe dhe gjatë kësaj periudhe ajo ka sjell një bagazh plot me këngë, të cilat gjithmonë janë shndërruar në hite. Mirëpo këngëtarja Genta Ismaili nuk ndalon me kaq, pasi që shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor. Kështu së paku ka treguar menaxheri i saj, Adem Ramadani, i cili në një intervistë për gazetën Tribuna ka folur rreth angazhimeve të këngëtares dhe planeve të saj të mëtutjeshme

Vera e këtij viti duket se ka kaluar me shumë sukses. Kjo pasi në këtë vit Genta Ismajli ka festuar 10 vjetorin e karrierës si këngëtare. Në gjithë këto vite, ajo ka sjellë këngë, klipe e albume, të cilat janë veçuar gjithmonë e janë dëgjuar me të madhe në të gjitha trojet shqiptare e më gjerë. Sukseset e njëpasnjëshme të saj kanë bërë që ajo të mos ndalojë asnjëherë në krijimin e projekteve muzikore që si gjithmonë janë shndërruar në hite.

E një ndër këto hite është edhe kënga e fundit ‘Feel’, të cilën ajo e ka në bashkëpunim me këngëtarin Ardian Bujupi, këngë kjo e cila menjëherë pas lansimit ka pushtuar media shqiptare dhe rrjetet sociale, bëri që edhe një herë Genta të dëshmojë pse e do publiku. Por, Genta nuk mendon që të ndalojë me kaq.

Ajo pas një turni të gjatë të koncerteve që i kishte në gjithë vendet ku flitet shqip, do të vijë me risi tjera. Kështu së paku ka thënë menaxheri i saj Adem Ramdani, në një bisedë për gazetën tribuna. “Genta ka në plan të vijë me risi, mirëpo nuk mundem asgjë të bëj publike tani, meqë ende është në proces të punës. Kur të vijë koha, publiku patjetër që do të jetë i informuar”, ka thënë Ademi në fillim të bisedës.

Priten edhe bashkëpunime

E ndonëse sezoni veror përfundoi, Ademi shprehet se Genta është ndarë e kënaqur nga ky sezon. Ku me koncerte të shumta gjithandej, ajo ka qenë pranë publikut të vet. “Ka qenë një sezon shumë i mirë”, ka thënë shkurt Ademi, duke mos dashur të shpalos, se deri në cilën shifër kanë arritur fitimet.

Ndërkaq ai tregon se sezoni i turneve ka përfunduar më 1 shtator, ndërsa këngëtarja Ismajli tashmë ka ndarë kohë për vete. Sipas tij, Genta është në pushim njëmujor, ndërsa pas pushimit, menjëherë do t’i përveshet punës që të vijë me projekte të reja. E sa i përket këtyre risive, Ademi ndonëse nuk donte të shpaloste shumë, duke dashur risitë t’i lë befasi për publikun, ai nuk ka mohuar se Genta në treg mund të vijë edhe me ndonjë bashkëpunim tjetër.

“Po do të ketë bashkëpunime në të ardhmen, por nuk ka ende emra që do t’i zbuloja sepse ende nuk kemi menduar se më kë do të jenë ato”, ka thënë menaxheri i këngëtares Ismajli në fund të bisedës./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button