Osmani Lulzim – GK ‘Muzika ime agresive dhe reale’

E njohin në muzikën që ai bën si GK, por emri i tij i vërtetë është Lulzim Osmani, sic na thonë me gjak Sllupcani dhe me shtëpi në Kumanovë, por jeton në Zurich të Zvicrës.

Ky është personazhi ynë i cili është një reper shumë i vecantë ku edhe më parë ka bërë rep në gjuhën shqipe dhe kishte të publikuar me anë të një shoku në një forum në internet 3 këngë, më vonë nisi të këndojë në gjuhën të zvicranëve dhe ka pasur një sukses të madh në disa projekte të mëdha duke qenë i pranishëm në skenat e huaja dhe nëpër media atje, por nuk është ndjerë shumë mirë ashtu sic ndjehet për të kënduar shqip.

Kur ne e pyesim se pse ka vendosur ti rikthehet repit në gjuhën shqipe, cila është aryseja ai ka këtë përgjigje: ‘ Mbas një kohe të gjatë dua ti kthehem repit shqip 100 %, kam vendosur me plas krejt estradën dhe me sjellë ‘Real Rap’ dhe prej tash po ju  tregoj që nuk kam me e mbajt gojën mbyll,  por kam me e shkrujt në flet  qka të më thojë zemra.

Këngë nuk kam të re ende, por kam shumë plane tash po më mungon një person që mi përfundon të gjithë punët e tjera (studio,beats,promo/ reklamat,spotet) e unë veq mikrofonin, një flet dhe një laps. Arsyeja që dua të bëj sërish rap shqip është shoqëria që më thonë që të këndoj përsëri dhe dua të sjell rapin shqip në të tjera shina që të formoj repin ashtu sic duhet të jetë’.

Një beat i bukur, realiteti dhe shprehjet e tij të vecanta është rryma e tij e preferuar, ndërsa temat e këngëve janë shumë reale që cdo person të identifiohet në të nëse  e dëgjon muzikën e këtij artisti. Reperi GK na tregon edhe risitë e rrymës dhe muzikës së tij me anë të kësaj përgjigjeje : ‘Muzika  ime do të jetë agresive dhe reale (Muzikë për burra), por edhe beati do të bëjë që njerëzit të dëgjojnë muzikën time, duke u identifikuar me fjalët e mia, pasi jam njeri artist dhe do të jem shumë direkt në tekste dhe nuk pyes se kë e prek apo rëndon fjala ime, pasi unë e them se cka më thotë zemra dhe e duke u përshtatur bukur me beatin të gjithë do ta dëgjojnë’.

Nuk ka ende kontakte me producentë apo menaxherë që disa artistë shqiptarë dhe repera i kanë, se do të ishte shumë më ndryshe, madje nëse dikush nga këta të njohurit do ta përcjellin GK ai vetë ua garanton suksesin, por këngëtari nuk dëgjon shumë rep në gjuhën shqipe, ndërsa më së shumti dëgjon muzikën që është rritur dhe e ka shoqëruar në rrugë. Lulzimi nuk ka dëshirë të flasë për jetën e tij private nëse është i lidhur apo jo, dhe duke qeshur na thotë vetëm kaq që krejt statusat i ka. Gjithmonë është shoqëria dhe njerëzit që e njohin të cilët e përkrahin dhe do të jetë ata të parët që do të gëzohen kur ta shohin se është rikthyer repit shqip GK.

Edhe ai si shumë artistë të tjerë nga obligimet e shumta nuk mund të kthehet për të jetuar në Kumanovë, por gjithmonë do të ketë kohë për të ardhur qoftë edhe me pushime më shpesh dhe në fund thotë që është i sigurt se disa do ta presin shumë mirë në kthimin e tij në repin shqiptar,  e disa të tjerë jo, ndërsa ka një apel të sigurt për ata që duan ta përkrahin një këngëtar që e bën muzikën me zemër le ti lajmërohen qoftë edhe në adresën e tij të FB./Kosovarja/

Lajme të ngjashme

Back to top button