Bejta: Vendimi i prokurorisë për helmimin e nxënësve është i besueshëm

Publikimi i vendimit të Prokurorisë publike për ndalimin e procedimit dhe konstatimit të vendimit përfundimtar se nuk ka helmim të nxënësve të shkollës së mesme ekonomike, komuna e Gostivarit nuk e konteston këtë vendim.

Autoritetet komunale ishin më të zëshëm në pretendimin se ajo që ndodhi në shkollën ekonomike kishte shenja ët qarta helmi.

Kryetari i komunës së Gostivarti, Nevzat Bejta, thotë për Portalb se vendimi i Prokurorisë është i drejtë.

“Prokuroria është ajo që bënë analizën më të mirë të mundshme, duke pasur parasysh edhe faktin se prokurori është shqiptarë, ne i besojmë plotësisht vendimit të sjellë pas analizave të bëra dhe ekspertizave. Në këtë drejtim nuk kontestojmë vendimin për ndalimin e procedurës dhe as konstatimin e nxjerrë nga prokuroria”, tha Nevzat Bejta për Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button