LSDM: Për dy javë kanë vdekur tre të burgosur në Idrizovë

Në burgun e Idrizovës, gjatë dy javëve, janë regjistruar tre të vdekur, dy të burgosur nga Shkupi dhe një nga Tetova.Denoncimi u bë nga avokati dhe anëtar i Komisionit për Drejtësi të LSDM-së, Miroslav Vujiq.

Dy nga të burgosur kanë qenë të sëmurë nga kanceri. Por nuk kanë pasur trajtimin e duhur shëndetësorë dhe kjo është arsyeja e vdekjes së të burgosurve, informoi Vujiq.

Në Idrizovë ka kapacitet për 800 të burgosur por momentalisht numri i të burgosurve është diku rreth 1600.

“Kjo e bën të pamundur funksionimin e shërbimeve të burgut, që duhet të kujdesen për të burgosurit. Ajo që mungon nuk është vetëm mbrojtja e duhur shëndetësore për momentin ato janë të vendosur edhe në hambarë dhe në ambiente me kushte edhe më të rënda se ato të qelive”, tha Vujiq.

Vujiq thotë që Ministria e drejtësisë duhet të hetojë të thënat nëse të burgosurve ju kërkohet nga 1000 denarë për rinovimin e burgut të Idrizovës dhe nëse është e vërtetë atëherë të sanksionohet kjo vepër joligjore.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button