Hapet çerdhja e fëmijëve në shkollën fillore “Faik Konica” në Debresh

Në bazë të memorandumit të nënshkruar me 25 Qershor të këtij viti, ndërmjet UNICEF-it dhe Komunës së Gostivarit, u bë hapja e çerdhes për fëmijë në shkollën fillore “Faik Konica”, në fshatin Debresh.

Përurimin e çerdhes u bë nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe përfaqësuesi i UNICEF-it, Bertran Demulen dhe drejtori i shkollës fillore “Faik Konica”, në Debresh, Neim Jusufi.

“Për një periudhë të shkurtër ne e hapim qendrën për zhvillim të hershëm të fëmijëve në Debresh dhe kështu projekte kemi edhe në nëpër disa shkolla tjera. Unë i falënderohem UNICEF-it, drejtorit Demulen dhe kompanisë T-Mobile që ne u kemi krijuar kushte fëmijëve prej moshës 3 e deri në moshën 6 vjeçare, për shkak se ardhmëria e çdo familje dhe kombi është edukimi i fëmijëve. Klasën që e kemi rregulluar bashkë, Komuna e Gostivarit, UNICEF-i dhe T-Mobile, besoj se i plotëson standardet e klasave që i kanë fëmijët që e ndjekin mësimin e hershëm nëpër qytet e Bashkësisë Evropiane”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Përfaqësuesi i UNICEF, Demulen i ftoi kryetarët e komunave tjera që ta ndjekin shembullin e kryetarit Bejta për të përfituar nga projektet e UNICEF.

“Jam këtu sot si përfaqësues i UNICEF – IT, dhe se bashku me Kryetarin t’a hapim qendrën e re për zhvillim. Kjo për ne është shumë e rëndësishme pasi hapja e qendrës për zhvillim të hershëm të fëmijëve paraqet mundësi unike që fëmijët e moshës nga 3 deri 6 vjet të edukohen dhe te kuptojnë atë se çka ofrojnë çerdhet. Është një ditë shumë e rëndësishme për fëmijët e këtij komuniteti”, deklaroi Bertran Demulen.

Lajme të ngjashme

Back to top button