iPhone 6 shtrembërohet në xhep, zemërohen përdoruesit (Foto)

Pronarët e rinj të iPhone 6 Plus po deklarojnë se telefoni po u deformohet kur lihet për një kohë të zgjatur kohe nëpër xhepa.

Të tjerë postuan imazhet e pajisjeve të deformuara në rrjetet sociale.

Besohet se modeli i hollë dhe përdorimi i metalit të aluminit në krijimin e tij shkakton shtrembërimin e celularit.

Një përdorues i iPhone 6 tha se pasi kishte lënë për rreth 18 orë në xhep telefonin, ndërsa më së shumti kishte qëndruar ulur, vuri re se aparati ishte shtrëmbëruar.

Edhe lançimi i iPhone 5s u prit me ankesa të ngjashme.

Apple njoftoi të hënën se kishte shitur mbi 10 milionë aparatë, duke vendosur një rekord të ri.

iPhone 6 shtrembërohet në xhep

Lajme të ngjashme

Back to top button